Kievi: 153 fëmijë të vrarë dhe 245 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus. Mbi 4 milionë të larguar

Përditësuar më: 1/4/2022, ora 10:50
mat3 1 1093x720

Kievi: 153 fëmijë të vrarë dhe 245 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus. Mbi 4 milionë të larguar

Përditësuar më: 1/4/2022, ora 10:50

Një total prej pothuajse 400 fëmijë janë vrarë dhe plagosur në Ukrainë që nga fillimi i agresionit të armatosur të Federatës Ruse. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Publike e Ukrainës në Telegram.

“Nga këta, 153 u vranë dhe mbi 245 u plagosën”, tha prokuroria.

Ndërkohë kriza humanitare vazhdon me mbi 4 milionë njerëz që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Ndërkaq helikopterët ukrainas sulmuan depon e naftës të qytetit rus të Belgorod, kurse Moska njoftoi sot korridorë të rinj humanitarë nga Mariupol.