Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mariupol përgatitet për evakuimin përmes korridorëve të rinj humanitar

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 08:26 | Bota
Mariupol përgatitet për evakuimin përmes korridorëve të

Ukraina shpreson të nisë një përpjekje të re për të shpëtuar civilët nga Mariupol, këtë mëngjes, pas paralajmërimeve nga Kryqi i Kuq se mijëra jetë varen nga evakuimi i suksesshëm i njerëzve të bllokuar në qytetin e rrethuar nga forcat ruse.

Një total prej 45 autobusësh janë në rrugë për në qytetin e afërt bregdetar jugor të Berdyansk, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, së bashku me një ekip nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) që dërgon ndihma humanitare dhe ndihmon evakuimet. Kolona pritej të hynte në qytet, këtë mëngjes, pas premtimeve ruse për një armëpushim të kufizuar, përgjatë rrugës nga Mariupol në qytetin e Zaporizhzhia të mbajtur nga Ukraina.

Përpjekjet e përsëritura për të ngritur korridorët humanitarë për evakuimin e deri në 170 000 njerëzve që kanë mbetur në Mariupol, i cili ka vuajtur katër javë bombardime dhe pakësim të furnizimeve, kanë dështuar. Ukraina ka akuzuar forcat ruse për bombardimet e rrugëve të supozuara të sigurta jashtë disa pikave të nxehta luftarake.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli