Moska: Sulmi në depon e naftës në Belgorod do të vështirësojë bisedimet

Përditësuar më: 1/4/2022, ora 12:57

Moska: Sulmi në depon e naftës në Belgorod do të vështirësojë bisedimet

Përditësuar më: 1/4/2022, ora 12:57

Sulmi ukrainas në depon e naftës në Belgorod të Rusisë, do të vështirësojë bisedimet me Ukrainën. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Moska akuzoi forcat e Kievit për kryerjen e një bastisjeje në qytetin rus që shtrihet përtej kufirit verior të Ukrainës, se dy helikopterë sulmuan me raketa, duke hedhur në erë një depo nafte.

Ky është sulmi i parë ukrainas në tokën ruse që nga fillimi i pushtimit, por Kievi nuk e ka konfirmuar dhe nuk ka marrë autorësinë.

Zjarr shpërtheu në një depo karburanti në Belgorod, qyteti rus pranë kufirit me Ukrainën. Lajmi u konfirmua në mëngjes nga guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov, i cili akuzoi Ukrainën se qëndron pas zjarrit.

Zjarri përfshiu 8 cisterna me 2000 metra kub karburant, ndërsa për pasojë janë lënduar dy punonjës të depos, por jeta e tyre nuk është në rrezik, tha Gladkov. Sipas tij banorët në afërsi të depos janë duke u evakuuar.