Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Plumba në Astir, A2 CNN publikon videon, policia asnjë sqarim për ngjarjen

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 15:54 | Kronikë
Plumba në Astir, A2 CNN publikon videon, policia asnjë sqarim për

Kjo është makina e cila u gjet mbrëmjen e së enjtes në zonën e Astirit në Tiranë. Makina drejtohej nga dy të rinj që pasi dalin nga rruga kryesore parkojnë  mjetin e dyshuar se është qëlluar me armë zjarri. Dy djemtë e rinj duket që fillimisht drejtohen për në rrugën kryesore, por sapo shohin automjetet e policisë largohen në drejtim tjetër.

Për ngjarjen policia nuk ka sjelle asnjë njoftim zyrtar ndërsa makina tip fuoristradë dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe xhamin e pasme e kishte të thyer.

https://a2news.com/2022/04/01/atentat-tek-astiri-policia-rrethon-zonen/

Ndonëse në vendngjarje u mblodhën me dhjetëra patrulla policie për rastin nuk ka asnjë të dhënë. Deri më tani hetuesit ende nuk kanë arritur të mësojnë nëse  kemi të bëjmë me një rast grabitjeje, pasi dy të rinjtë dyshohen, me precedentë penalë apo një atentat të mundshëm ndaj tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë