Policia përgënjeshtron lajmet: Alqi Bllako është vetëdorëzuar dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë

Përditësuar më: 1/4/2022, ora 10:16
alqi bllako 1280x720 1 1280x720

Policia përgënjeshtron lajmet: Alqi Bllako është vetëdorëzuar dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë

Përditësuar më: 1/4/2022, ora 10:16

Drejtoria e  Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në media, mbi arratisjen e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako. Në një njoftim të fundit, policia sqaron se ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

“Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.