Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Raporti i BERZH: Lufta dhe energjia, rritja ekonomike do të bjerë në 3,3%

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 13:15 | Ekonomi
Raporti i BERZH: Lufta dhe energjia, rritja ekonomike do të bjerë

Lufta në Ukrainë do të plagosë dhe ekonominë shqiptare. Sipas raportit të fundit të BERZH, pritet një ngadalësim i nivelit të zhvillimit ekonomik për dy vitet në vazhdim.

Për këtë vit, rritja parashikohet në vetëm 3,3%, nga 3,7% që kishte qenë parashikimi i mëparshëm i këtij institucioni për vendin tonë. Ndërsa edhe për vitin pasues 2023, rritja do të jetë 3,5%.

Kriza e shkaktuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të godasë disa sektorë ekonomikë si tregtia dhe investimet, efektet e të cilave kanë filluar të ndihen dhe në vendin tonë.

Të dhënat e raportit tregojnë se vendet e Ballkanit do të preken nga rritja e çmimit të karburanteve dhe disa nga rritja e çmimit të gazit. Ndërkohë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë më të ekspozuara dhe ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike si vende që më shumë importojnë energji sesa eksportojnë. 

Për vendet e rajonit, BERZH prashikon një rritje me 4% vetëm për Kosovën, ndërkohë për vendet e tjera rritja varion nga 2,3 deri në 3,7%. 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim shprehet se pasojat e luftës do të ndihen në afatgjatë duke tkurrur ekonominë globale, ndërkohë që parashikimi i qeverisë shqiptare për këtë vit tregon një forcim të ekonomisë vendase deri në 4%. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë