Vritet studentja teksa po transportonte ndihma humanitare në Chernihiv

Përditësuar më: 1/4/2022, ora 11:52
studentja 1280x720

Vritet studentja teksa po transportonte ndihma humanitare në Chernihiv

Përditësuar më: 1/4/2022, ora 11:52

Një studente e Universitetit Pedagogjik të Kievit “Dragomanov” humbi jetën ndërsa transportonte ndihma humanitare në Chernihiv. Këtë e ka bërë të ditur universiteti në faqen e tij në Facebook, si edhe nga agjencia ukrainase UNIAN, e cila shkruan në Telegram:

“Pushtuesit rusë qëlluan në makinën e një studenteje të vitit të dytë të Universitetit Pedagogjik “Dragomanov”.

Sipas asaj që raportohet nga universiteti, studentja ka ndërruar jetë më 30 mars, pak para se të mbërrinte në Chernihiv.

“Ne jemi pranë familjes së saj dhe jemi të bindur se fajtorët do të dënohen. Do ta kujtojmë gjithmonë vajzën tonë të mirë dhe të bukur”, shkruan stafi i universitetit në Facebook.