Boks, Florian Marku mbron titullin në versionin IBF

Përditësuar më: 2/4/2022, ora 23:41

Boks, Florian Marku mbron titullin në versionin IBF

Përditësuar më: 2/4/2022, ora 23:41

Florian Marku mbrojti titullin kampion në boks, për peshat e lehta, në versionin IBF, duke mundur uellsianin Chris Jenkins në raundin e katërt.

Shqiptari i dha një goditje të fortë kundërshtarit në fytyrë, prej së cilës ai nuk e mori dot veten dhe gjyqtari ndërhyri duke ndërprerë takimin.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha Marku pas fitores në Njukasëll. “Kam respekt për kundërshtarin, u ndesh mirë. Por doja t’i tregoja publikut britanik se nuk kam arritur deri këtu me fat. Më vendosni çdo emër përballë dhe do t’iu tregoj çfarë mund të bëj”.