Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Këshilltari i Zelenskyt: Ditët e ardhshme nuk do të jenë të lehta

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 17:47 | Bota
Këshilltari i Zelenskyt: Ditët e ardhshme nuk do të jenë

Oleksiy Arestovych, këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky, është shprehur se ditët e ardhshme nuk do të jenë aspak të lehta.

“Mendoj se do ta rimarrim Mariupolin, lindjen e Ukrainës dhe jugun. Por, nuk do të jetë aspak e lehtë. Kemi kapur shumë mjete ushtarake ruse, që kishin mbetur pa karburant, dhe ia kemi dhënë forcave tona të armatosura. Ofensiva jonë po ecën mirë”, deklaroi Arestovych.

Ai, pasi kërkoi nga vendet e tjera ndihma në artileri të rëndë, pati dhe një thirrje për qytetarët ukrainas që banojnë në zonat e çliruara dhe në zonat ku nuk ka kërcënim.

“Në zonat e çliruara nga armiku, në zonat ku nuk ka kërcënim dhe aq më shumë në qytetet në qendër dhe perëndim të vendit, njerëzit duhet t’i kthehen jetës normale. Ringritja ekonomike është shumë e rëndësishme për të rikthyer jetën normale sociale dhe politike. Sigurisht që ndikon edhe në psikologjinë e njerëzve”, u shpreh këshilltari i Presidentit.

https://a2news.com/2022/04/02/nje-birre-te-lutem-banoret-e-kievit-i-kthehen-alkoolit-per-te-harruar-luften/

A2 CNN Livestream

Dita jonë