Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Me pranga në duar, A2 CNN siguron pamjet kur Bllako transferohet nga gjykata në burg

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 13:47 | Aktualitet
Me pranga në duar, A2 CNN siguron pamjet kur Bllako transferohet nga

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën "Arrest me burg" për ish-deputetin Alqi Bllako, nën akuzën e "korrupsionit", "shpërdorim detyre" dhe "pastrim parash" lidhur me inceneratorin e Fierit.

Prokuroria Posaçme e akuzon ish-deputetin se në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, Bllako ka paraqitur dokumente false para Këshillit të Ministrave për shpronësimin e tokës ku u ndërtua inceneratori, duke i shkaktuar rreth 150 mije euro dëm buxhetit te shtetit.

Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj e konsideroi vendimin e gjykatës të padrejtë, teksa theksoi se ish-deputeti, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nuk ka prodhuar akte, por vetëm ka kaluar dokumentacionet për këshillin e ministrave.

Ndërkohë, A2 CNN ka siguruar pamjet kur Alqi Bllako shoqërohet nga gjykata, ku u njoh me masën e sigurisë, në një furgon të policisë e më pas në paraburgim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë