Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Një birrë, të lutem”, banorët e Kievit i kthehen alkoolit për të harruar luftën

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 15:46 | Lifestyle
“Një birrë, të lutem”, banorët e Kievit i

Kryeqytetasit në Ukrainë po blejnë alkool për të harruar luftën. Për herë të parë në më shumë se një muaj ndalim, banorët e Kievit u lejuan që në dyqane e supermarket të merrnin pijen e preferuar, një shishe verë të kuqe ose birrë. Disa ditë pas nisjes së pushtimit rus, autoritetet lokale të Ukrainës ndaluan shitjen e alkoolit, ndërsa tani orari I mundësuar për ta blerë është mes 11:00 të paradites deri në 16:00 të pasdites.

“Bleva pak verë të thatë, sigurisht. Vetëm për të mbështetur ekuilibrin e jetës. Por, në përgjithësi, kjo nuk është e nevojshme, ne mund të bënim pa të. Gjëja më e rëndësishme është të kemi një qiell paqësor”, thotë Tamara Mykhailivna.

“Shitja e alkoolit nuk ndryshon asgjë. Nëse dikush ka nevojë për alkool, mund ta gjejë atë sidoqoftë. Njerëzit këtu kanë vende të ndryshme ku mund ta marrin ose ta bëjnë atë vetë”, thotë Sasha, artist lokal. “Askush nuk do të jetë më mirë nëse jemi në depresion, duke mos bërë asgjë. Si konsumuese e alkoolit, jam e lumtur. Sepse për dy javë po ecja duke menduar: Dua një birrë”, thotë Olena, psikologe.

Kalush Orchestra, që përfaqëson Ukrainën në festivalin e Eurovisionit të këtij viti, mbajtën një koncert të improvizuar në qytetin perëndimor të Lviv. Banda folk-rep performoi hitin e tij “Stefania”, të cilën grupi thotë se është një homazh për të gjitha nënat.

“Dua të tregoj se si mund të performojë vendi ynë. Dhe unë dua të tregoj krijimtarinë tonë. Ne duam që e gjithë Europa të na shohë ashtu siç jemi, edhe në këtë situate lufte”, tha solisti i grupit, Oleh Psiuk.

Që prej nisjes së luftës, Psiuk, ka lënë skenën për të drejtuar një grup me 20 vullnetarë që shpërndajnë medikamente dhe ndihmojnë njerëzit të largohen nga zonat e betejës. Njëri prej anëtarëve të orkestrës po shërben në ushtri duke luftuar kundër pushtuesve rusë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani