Shefja e PE vizitë në Kievin e luftës

Përditësuar më: 2/4/2022, ora 11:41

Shefja e PE vizitë në Kievin e luftës

Përditësuar më: 2/4/2022, ora 11:41

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, zhvilloi një vizitë një ditore në kryeqytetin e Ukrainës, që po lufton kundër trupave ruse.

Ajo u takua me presidentin Volodymyr Zelensky, duke i premtuar atij furnizim me mjetet e nevojshme për luftë.

“Ju jeni ne dhe ne jemi ju. Por në të njëjtën kohë ju po bëni edhe luftën tonë, po luftoni për parimet themelore që ky kontinent i ka mbrojtur me kaq shekuj. Unë gjithashtu vij këtu me mesazhin se ky është momenti për të bërë gjithçka që duhet. Kështu që unë do të doja të sigurohesha që të keni gjithçka që ju nevojitet në duart tuaja për ta fituar këtë luftë. Sepse nëse ju fitoni, bota fiton”, tha Roberta Metsola, presidente e PE.