Shtohen gjasat për një takim Putin-Zelensky

Përditësuar më: 2/4/2022, ora 21:39
zelensky putin 1 1280x720

Shtohen gjasat për një takim Putin-Zelensky

Përditësuar më: 2/4/2022, ora 21:39

“Interfax Ukraine” raporton se Turqia me shumë mundësi do të jetë vendi ku Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky do të takohen për negociatat e paqes.

Presidenti turk Reccep Taip Erdogan ka telefonuar dy krerët e shteteve të premten “ka konfirmuar nga ana e tij se ata janë gati të organizojnë një takim në të ardhmen e afërt”, tha negociatori David Arakhamia.

Sipas Reuters, negociatat e ditëve të fundit kanë qenë të vështira, me Kremlinin që thotë se një nga qëllimet e operacionit ushtarak në Ukrainë është pavarësia e Donetskut dhe Luhanskut brenda kufijve të negociuar në vitin 2014.