Ukraina rimerr të gjithë Kievin

Publikuar më: 2/4/2022, ora 20:12
kievi 1 1280x720

Ukraina rimerr të gjithë Kievin

Publikuar më: 2/4/2022, ora 20:12

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, ka njoftuar se forcat ukrainase kanë rimarrë në kontroll të gjithë rajonin e Kievit.

“Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”, shkroi Malyar në Facebook mbrëmjen e së shtunës.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, autoritetet ukrainase kishin njoftuar se ushtria ruse ishte tërhequr nga aeroporti i Hotomelit, pranë Kievit, i cili ka qenë një nga fushëbetejat më të ashpra mes palëve që prej 24 shkurtit, kur nisën bombardimet e para.

Hostomel është një qytet i vogël dhe me rëndësi strategjike. Para luftës, ai ishte “shtëpia” e avionit më të madh të mallrave në botë, i cili u shkatërrua totalisht, ndërsa ky aeroport ishte edhe një bazë mjaft e rëndësishme ajrore ushtarake për Ukrainën.