Ushtria ruse tërhiqet nga aeroporti i Hostomel, shkatërruan avionin më të madh në botë

Përditësuar më: 2/4/2022, ora 09:02

Ushtria ruse tërhiqet nga aeroporti i Hostomel, shkatërruan avionin më të madh në botë

Përditësuar më: 2/4/2022, ora 09:02

Ukraina ka bërë të ditur se ushtria ruse është tërhequr nga aeroporti i Hotomelit, pranë Kievit, i cili ka qenë një nga fushëbetejat më të ashpra mes palëve që prej 24 shkurtit kur nisën bombardimet e para.

“Forcat e Ukrainës vazhdojnë të avancojnë drejt zmbrapsjes së forcave ruse drejt veriut. Ushtria e Ukrainës ka rimarrë disa fshatra në lindje, duke siguruar edhe një rrugë të rëndësishme në lindje të Kharkiv pas luftimeve të fundit”, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes mëngjesin e së shtunës.

Hostomel është një qytet i vogël dhe me rëndësi strategjike. Para luftës, ai ishte “shtëpia” e avionit më të madh të mallrave në botë, i cili u shkatërrua totalisht, ndërsa ky aeroport ishte edhe një bazë mjaft e rëndësishme ajrore ushtarake për Ukrainën.