Borë edhe në qarkun e Elbasanit, prani inertesh në disa akse

Publikuar më: 3/4/2022, ora 10:28

Borë edhe në qarkun e Elbasanit, prani inertesh në disa akse

Publikuar më: 3/4/2022, ora 10:28

Vazhdon moti i paqëndrueshëm në qarkun e Elbasan i shoqëruar me reshje shiu e dëbore në lartësitë mbi 900 metra.

Nga informacionet e mëngjesit të sotëm rezulton që akset rrugore nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve. Në disa segmente të Elbasan-Qafë Thanë, Librazhd-Sterblevë, Gramsh-Moglicë ka pasur prani inertesh e aluvionesh, por në sasi të vogël.

Në segmentin Steblevë-Klenjë kemi prani dëborë deri në 15 cm trashësi. Aksi është i kalueshëm për mjetet.

Furnizimi me energji është i plotë përveç fidrit të Njësisë Administrative Tregan Bashkia Elbasan.