Kievi: Autobusët gati për të evakuuarit nga Mariupoli

Përditësuar më: 3/4/2022, ora 10:21
zvkryeministrja 1 1280x720

Kievi: Autobusët gati për të evakuuarit nga Mariupoli

Përditësuar më: 3/4/2022, ora 10:21

Puna për evakuimin e njerëzve me ndihmën e Kryqit të Kuq nga Mariupol do të vazhdojë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që autobusët përpiqen të afrohen me qytetin e rrethuar, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

“Shtatë autobusë do të përpiqen t’i afrohen Mariupolit, të shoqëruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq,” tha Vereshchuk në një video postim në internet.

Do të jenë 17 autobusë të përgatitur për të evakuuar njerëzit nga Mariupol dhe Berdyansk, tha ajo, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.