Sulmohet me raketa Odesa, goditet infrastruktura

Përditësuar më: 3/4/2022, ora 08:22
odesa 1280x720

Sulmohet me raketa Odesa, goditet infrastruktura

Përditësuar më: 3/4/2022, ora 08:22

Sulmet me raketa ruse goditën qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, të dielën në mëngjes. Sipas këshillit të qytetit, Odesa u sulmua nga ajri, ku disa nga raketat u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore.

“Në disa rrethe ka shpërthyer zjarr”, postoi Këshilli i Qytetit të Odesës në llogarinë e tij zyrtare në Telegram.

CNN raporton se një depo karburanti në qytetin ukrainas të Odesës është duke u djegur këtë mëngjes, bazuar në raportimet e ekipit, por edhe një dëshmitari në vendngjarje, i cili tha se u dëgjuan gjashtë shpërthime në depon e karburantit para lindjes së diellit.

Ndërkohë mësohet një sulm rus kishte goditur “infrastrukturën kritike” në qytetin port jugor të Odesas, tha Serhii Bratchuk, zëdhënësi i Shtabit Operacional të administratës ushtarake rajonale të Odesës.

“Një nga objektet kritike të infrastrukturës është goditur mëngjesin e sotëm. Aktualisht situata është nën kontroll, shërbimet përkatëse po punojnë në vendngjarje. Detajet do të njoftohen më vonë”, tha ai në televizionin kombëtar.