Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Asgjë nuk ka përfunduar, mediat: Rusia po mobilizon 60 mijë ushtarë

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 07:22 | Bota
Asgjë nuk ka përfunduar, mediat: Rusia po mobilizon 60 mijë

Tërheqja e trupave ruse nga disa rajone në Ukrainë nuk ka të bëjë fare me dorëzimin, por me mobilizimin e mëtejshëm të tyre, për një konflikt që duket se është larg së përfunduari.

Sipas disa mediave ndërkombëtare, të cilat citojnë burime të inteligjencës, Rusia është duke mobilizuar 60 mijë ushtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për një “lëvizje të fshehtë” nga ana e Rusisë për të ristrukturuar njësitë e humbura në Ukrainë, e cila ndryshe nga parashikimet e bëra, po reziston më së mirë në mbrojtjen e territorit.

Zyrtarët e inteligjencës ukrainase, gjithashtu konfirmojnë se në 24 orë, kanë shmangur 7 sulme në territorin e Donetskut dhe Luhanskut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani