Masakra në Bucha, Rusia: Videot janë false, çështja të diskutohet në Këshillin e Sigurimit

Përditësuar më: 4/4/2022, ora 16:29

Masakra në Bucha, Rusia: Videot janë false, çështja të diskutohet në Këshillin e Sigurimit

Përditësuar më: 4/4/2022, ora 16:29

Rusia mohon kategorikisht akuzat për vrasjen e civilëve në qytezën ukrainase Bucha dhe thotë se pretendimet e Kievit lidhur më çështjen duhen parë me dyshim. Autoritetet në Ukrainë njoftuan nisjen e hetimeve për krime të mundshme nga forcat ruse, pas zbulimit të qindra trupave të shpërndara nëpër rrugët e qytezës, pas tërheqjes së ushtrisë së Moskës nga zona rreth Kievit.

Zëdhënësi I Kremlinit e cilësoi çështjen si shumë serioze, dhe tha se po kërkonin mbajtjen e një mbledhje të këshillit të sigurimit për të diskutuar mbi ato që I quan provokime të Ukrainës. “Dënojmë kategorikisht çdo akuzë. Për më tepër besojmë se çështja duhet të diskutohet në nivelin më të lartë. Në këtë aspekt kemi kërkuar një diskutim në këshillin e sigurimit. Ne e dimë se inciativa është bllokuar por diplomatët tanë do të këmbëngulin për vendosjen e saj në agjendën e këshillit të sigurimit. Kjo çështje është shumë serioze, tha Peskov.

Kremlini pretendon se videon që tronditën botën janë të rreme dhe u bën thirrje liderëve ndërkombëtarë të mos bëjnë deklarata dhe akuza të nxituara. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova shkon më tej dhe bën përgjegjës perëndimin. Sipas saj videot e civilëve të vrarë janë urdhëruar nga shtetet e bashkuara në kuadrin enjë komploti për të fajësuar Moskën. Me një provokim të tillë, sipas Zakharovës, Kievi kërkon të ndërpresë bisedimet për paqen dhe të intensifikojë dhunën.