Masakra në Bucha, Zelensky: Do të vijojmë me negociatat pavarësisht këtyre krimeve

Përditësuar më: 4/4/2022, ora 13:26
zelensky 12 1280x720 1 1280x720

Masakra në Bucha, Zelensky: Do të vijojmë me negociatat pavarësisht këtyre krimeve

Përditësuar më: 4/4/2022, ora 13:26

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar sërish në lidhje me masakrën e trupave ruse në Bucha, ku deri tani nga mediat ndërkombëtare flitet për më shumë se 410 civilë të vrarë egërsisht.

Kreu i shtetit ukrainas deklaroi se pavarësisht këtyre krimeve të urryera, negociatat me palën ruse do të vijojnë deri në arritjen e një marrëveshje për përfundimin e luftës.

“Është e vështirë të thuhet se si, pas gjithë këtyre gjërave që janë bërë, mund të kemi çfarëdolloj negociate me Rusinë. Kjo është në një nivel personal. Por si president, duhet ta bëj. Çdo luftë duhet të përfundojë”, u shpreh Zelensky.