Presidenti Zelensky në rrugët e qytetit Bucha pas masakrës

Përditësuar më: 4/4/2022, ora 15:57

Presidenti Zelensky në rrugët e qytetit Bucha pas masakrës

Përditësuar më: 4/4/2022, ora 15:57

Dy ditë pas masakrës, presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi Bucha-n për të parë me sytë e tij tmerrin e qytetit të shkretuar në

Presidenti ukrainas u pa duke ecur, i shoqëruar nga kryebashkiaku Anatoly Fedorouk, nëpër rrugët e qytetit në periferi të Kievit, për të përjetësuar skenën e një masakre civile gjatë tërheqjes së ushtarëve rusë.

Zelensky vizitoi gjithashtu spitalin e qytetit si dhe varret masive të gjetura pas çlirimit të qytetit. Ai foli me banorët, duke përsëritur se Rusia ka kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të BBC-së për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Moskën, lideri ukrainas u përgjigj pozitivisht, “sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropë në shekullin XXI. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike dhe ushtarake”, tha Zelensky shkoi edhe në Irpin dhe Stoyanka, qytete të çliruara gjithashtu nga pushtimi rus.