Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjykata heq pezullimin nga detyra për Dukën, por hetimi vijon

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 11:01 | Futboll
Gjykata heq pezullimin nga detyra për Dukën, por hetimi vijon

Gjykata e Tiranës ka shfuqizuar masën e “pezullimit nga detyra” për drejtuesin e FSHF-së, Armand Duka, dhe sekretarin, Ilir Shulku. Hetimi ndaj tyre për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, do të vijojë pa masë sigurie.

Heqja e pezullimit për numrin një të futbollit është apeluar nga Prokurorët. Ndryshe ka ndodhur me sekretarin e Shoqatës Rajonale Tiranë, Ardian Haçi. Masa ndaj tij nuk ka ndryshuar dhe ai vijon të mbetet i pezulluar nga detyra.

Më 15 mars, Duka u rizgjodh në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për herë të gjashtë, edhe pse zgjedhjet u kontestuan nga një pjesë e kandidatëve të tjerë. Nga 55 anëtarë me të drejtë vote, të pranishëm në procesi ishin 43 delegatë, me të tjerët që e kishin bojkotuar Asamblenë, pas thirrjes së kandidatit Dritan Shakohoxha, për proces të jashtëligjshëm dhe të parregullt. Pas votimit, Duka fitoi 37 vota në favor, kundër 4 votave të Sulejman Starovës dhe 2 fletë votimi ishin të pavlefshme.

Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve për kreun e FSHF-së pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit. Përveç se për abuzime me fondet, transferta të paligjshme, Duka akuzohet edhe për manipulim me zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarëve të shoqatave rajonale të futbollit, që përbëjnë edhe një pjesë të delegatëve të cilët votojnë për zgjedhjet e presidentit të institucionit.

...

A2 CNN Livestream

Dita jonë