“Kanë vrarë gra dhe fëmijë, pasi i torturuan më parë”, Zelenksy tregon në OKB horrorin në Bucha

Publikuar më: 5/4/2022, ora 17:44

“Kanë vrarë gra dhe fëmijë, pasi i torturuan më parë”, Zelenksy tregon në OKB horrorin në Bucha

Publikuar më: 5/4/2022, ora 17:44

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) tregoi krimet e ushtrisë ruse në Bucha.

“Trupat ruse vranë këdo që i ka shërbyer vendit tonë. Kanë vrarë gra që dilnin në rrugë për të gjetur ata që kishin mbetur gjallë. Kanë vrarë familje të tëra, të mëdhenj e të vegjël, dhe janë përpjekur që të djegin trupat. Janë vrarë me plumb pas koke, pasi janë torturuar më parë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se trupat ruse i kanë vrarë qytetarët në Bucha “thjesht për qejf”.

“I kanë prerë gjymtyrët, i kanë prerë fytin, ndërsa gratë i kanë përdhunuar dhe vrarë në sy të fëmijëve. Këto janë veprime terroristësh”, theksoi Zelensky.