Masakra në Bucha, vijojnë akuzat dhe kundërakuzat mes palëve

Publikuar më: 5/4/2022, ora 07:34
download

Masakra në Bucha, vijojnë akuzat dhe kundërakuzat mes palëve

Publikuar më: 5/4/2022, ora 07:34

Vijojnë të jenë të ashpra përballjet mes Rusisë dhe Ukrainës në lidhje me akuzat nga Kievi zyrtar se ushtarët rusë kanë kryer një masakër të vërtetë gjatë tërheqjes së tyre nga qyteti i Bucha, pranë Kievit, duke lënë pas mbi 410 civilë të vrarë, e të torturuar.

Kremlini zyrtar vijon të mohojë këto akuza, duke i quajtuar videot e shpërndara nga rrugët e Bucha-s si false, të fabrikuara nga Kievi dhe Perëndimi për të rritur frymën e rusofobisë në botë. Autoritetet ruse gjithashtu thërritën një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë në OKB, ku bënë me dije se do të paraqesin pretendimet e tyre për këtë çështje.

Sipas ambasadorit të Rusisë në OKB, Vassily Nebezia mes provave që do të paraqiten është dhe një video ku shfaqet kryebashkiaku i Bucha pas tërheqjes së trupave ruse, i cili flet për gëzimin që ushtria ukrainase fitoi, por nuk përmend asnjë akt mizorie.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i presidentit Zelensky për këtë çështje, i cili deklaroi se Moska do të bëjë të gjitha përpjekjet për të fshehur provat dhe aktet e mizorisë së saj në Bucha dhe qytetet e tjera të Ukrainës.

Zelensky shtoi se duhet një hetim ndërkombëtar i drejtë dhe transparent për të zbardhur këto krime lufte dhe për të vënë drejtësinë në vend. Ai gjithashtu deklaroi se do të dërgojë prova në OKB për të vërtetuar pretendimet e tij.