Pas masakrës në Bucha, Zelensky refuzon takimin me Putin

Përditësuar më: 5/4/2022, ora 11:02
volodymyr zelensky lufta ne ukraine

Pas masakrës në Bucha, Zelensky refuzon takimin me Putin

Përditësuar më: 5/4/2022, ora 11:02

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka mundësi të mos takohet më me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjatë një fjalimi në televizionin ukrainas, Zelensky tha se negociatat janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës, por ai dhe Putin mund të mos takohen kurrë. “Ukraina do të kërkojë që masakra në Bucha të gjykohet si krim lufte”, citohet Zelensky nga Reuters.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se të paktën 300 civilë janë vrarë në qytezën pranë Kievit, duke e quajtur gjenocid të Rusisë ekzekutimin e civilëve atje. Një ditë më parë, u raportua se ishin mbi 410 persona të vrarë. Rusia, nga ana e saj, i mohon akuzat dhe i konsideron pamjet e trupave të pajetë në Bucha, si false dhe propagandë të Perëndimit.

Nga ana tjetër, Zelensky tha se edhe në qytete të tjera të Ukrainës mund të ketë masakra të tilla, me shifra edhe më të mëdha.