Tjetër problematikë në Fierzë, baseni kthehet në vendgrumbullim mbetjesh

Publikuar më: 5/4/2022, ora 12:38

Tjetër problematikë në Fierzë, baseni kthehet në vendgrumbullim mbetjesh

Publikuar më: 5/4/2022, ora 12:38

Fierza është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Reshjet e ditëve të fundit dhe rritja e nivelit të ujit, rikthyen problematikën e vjetër të ndotjes që vijon prej vitesh dhe ende nuk ka zgjidhje përfundimtare.

Kjo situatë në Fierzë prej vitesh është bërë e zakonshme në periudhat pranverë-vjeshtë ku vija liqenore dhe sipërfaqja e liqenit ndotet nga mbeturina të shumta. Megjithatë, liqeni sërish vazhdon të mbushet me mbeturina nga tri shtete.

Ndërkohë zotimet e marra që në vitin 2016 e qeverive të Shqipërisë e Kosovës për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk u mbajtën, ndaj edhe mbetjet urbane të mbledhura në territorin e tri shteteve çdo vit përfundojnë sërish në liqen. Kanë dështuar edhe planet për blerjen e një anijeje për pastrimin e sipërfaqes së liqenit.

Aktualisht, niveli i ujit në Fierzë është 266.36 m, ndërsa prurjet rreth 559 m3/sek. Për momentin, nuk ka turbina në punë.