Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ambasadori rus në OKB: Nuk hymë në Ukrainë për ta pushtuar, por për paqe

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 09:58 | Bota
Ambasadori rus në OKB: Nuk hymë në Ukrainë për ta

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia, kundërshtoi akuzat e Ukrainës për vrasjen e civilëve dhe i konsideroi ato gënjeshtra.

“Gjëja më e rëndësishme është se si jeni zhytur në një thellësi të tillë mizorie, që nacionalistët po shfaqin, për shembull, ata të batalionit Azov. Dhe ju, po i drejtohem presidentit ukrainas, në intervistën tuaj me median amerikane, me frikë dhe turp the se ata janë ata që janë. Shpresoj shumë që do të reflektosh për këtë dhe shpresoj që do gjesh një zgjidhje të situatës, sepse varet vetëm nga ti”, tha Nebenzia.

Ai tha gjatë Këshillit të Sigurimit se Rusia po e kryen “operacionin special ushtarak” me qëllim për të sjellë paqe dhe jo për ta pushtuar vendin fqinj. “Sepse ne kemi ardhur te ju, në Ukrainë, jo për të pushtuar tokat, ne erdhëm për të sjellë paqen e shumëpritur në tokën e zhytur në gjak të Donbasit. Jo për një armëpushim, por një paqe të vërtetë e të qëndrueshme. Dhe për këtë, ne duhet të çrrënjosim mizorinë që përmenda. Ne duhet të presim tumorin malinj nazist që po konsumon Ukrainën dhe me kalimin e kohës do të fillonte të konsumonte Rusinë. Dhe ne do ta arrijmë këtë qëllim, shpresoj sa më shpejt, sepse nuk ka asnjë rezultat tjetër. Ne nuk po qëllojmë kundër civilëve për të shpëtuar sa më shumë civilë. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne nuk po përparojmë aq shpejt sa prisnin. Ne nuk po veprojmë si amerikanët dhe aleatët e tyre në Irak dhe Siri, duke rrafshuar qytete të tëra”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë