BE vendos sanksione edhe ndaj vajzave të Putin

Përditësuar më: 6/4/2022, ora 09:36
52177667 10343877 Putin speaking at his annual end of year press conference yester a 24 1640420739852

BE vendos sanksione edhe ndaj vajzave të Putin

Përditësuar më: 6/4/2022, ora 09:36

“Wall Street Journal” raporton se në serinë e re të sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Europian, janë vënë në shënjestër edhe vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas gazetës amerikane, BE-ja ka propozuar sanksione ndaj dy vajzave të Putin, duke cituar burime diplomatike që kanë dijeni për këtë çështje. Vendimi do t’i shtonte vajzat e presidentit rus në listën e gjatë të familjarëve të politikanëve dhe oligarkëve rusë të sanksionuar që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Putin nuk flet publikisht për familjen e tij. Ai ka dy vajza nga martesa e parë me Lyudmila Putina, sipas Kremlinit. Nuk dihet nëse Putin ka fëmijë të tjerë, por disa burime pretendojnë se ka fëmijë me të dashurën e tij, gjimnasten Alina Kabaeva.