Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Histeria" e krimeve të luftës, Lavrov: Perëndimi kërkon të minojë bisedimet e paqes

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 11:42 | Bota
"Histeria" e krimeve të luftës, Lavrov: Perëndimi

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi perëndimin se po përpiqet të minojë negociatat për paqen me Rusinë, duke nxitur atë që e quan “histeri”, lidhur me krimet e pretenduara të forcave të Moskës. Pa treguar prova, Lavrov tha se besonte që akuzat synonin të ndërprisnin procesin e paqes pas progresit të shënuar në bisedimet e zhvilluara në Turqi.

“Gjatë ditëve të fundit, makineria e propagandës së perëndimit dhe Ukrainës ka punuar për të ushqyer histerinë lidhur me videon që sipas asaj që kuptojmë ne u filmua nga ushtria ukrainase, nga shërbimet sekrete në qytezës e Bucha-s në rajonin e Kievit. Kemi arsye të besojmë se qëllimi është që të pengohen negociatat. Për më tepër, kjo po bëhet pikërisht kur pati sinjale pozitive”, tha Lavrov.

Ukraina po heton të paktën 5 mijë krime të dyshuara lufte nga ushtarët rusë. Masakra të reja dalin në dritë në qytezat e çliruara, me Kievin që pretendon se rusët kanë ushtruar dhunë seksuale edhe ndaj fëmijëve. Bilanci më i fundit flet për 167 fëmijë të vrarë që prej fillimit të luftës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë