Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zbuloi planin e sulmit të Putin ndaj Kievit, ndërron jetë lideri nacionalist i partisë ruse

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 23:59 | Bota

Paradoksi më i madh, në vdekjen e një politikani tejet të diskutueshëm si Vladimir Zhirinovsky, është se pak javë më parë, me tonin e tij historikisht arrogant deklaronte se COVID-19 nuk mund t’i bënte gjë, dhe se ai ishte vaksinuar tetë herë me rusen Sputnik.

Por sot ishte vetë kreu i Dumës Vyacheslav Volodin që deklaroi se 75-vjeçari lider dhe themelues i Partisë Liberal Demokratike, në fakt me qasje ultranacionaliste,  ndërroi jetë pas një sëmundje serioze”, që burimet identifikojnë pikërisht në virusin pandemik.

Me vdekjen e tij, Rusia humb një nga personazhet e saj më të diskutuara, që prej vitesh merrej si shembull nga media perëndimore për pozicionet ekstreme, që gjithsesi reflektonin mendimin e një pjese të shoqërisë të atij vendi.  Mbështetës i një ideje ekspancioniste të Moskës në botë,  Zhirinovsky mori vëmendjen e opinionit publik pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Lindur në Kazakistan nga një baba hebre me origjinë polake që e braktisi atë dhe nënën ruse, Zhirinovskij shpesh ka treguar hapur qëndrime raciste dhe antisemite, duke refuzuar gjatë vetë origjinën e tij. Kur e pranoi, në vitin 2008, komentoi se “nuk ka pse të mohoj gjakun dhe dashurinë për Rusinë, duke u dashuruar pas popullit hebre vetëm për një pikë gjaku që im atë ka lënë brenda mamasë time”.

Partia e tij ishte subjekti i parë politik i njohur ligjërisht i pluralizmit politik rus, Zhirinovsky kandidoi si president në 1991 duke mbërritur i treti, ndërkohë që rezultati më i mirë u arrit në vitin 1993 nga partia e tij, që u radhit e para me 22.92% të votave të një populli ende të shokuar nga transicioni drejt kapitalizmit, kolapsi i aparatit shtetëror dhe varfëria gjithmonë e më e skajshme.

Pozicionet ekstreme nuk i lejuan kurrë kësaj partie dhe liderit të saj Zhrinovski që të merrnin pushtetin, duke ulur popullaritetin në vota edhe pse ka mbetur një pikë referimi për të djathtën radikale, jo vetëm brenda kufijve rusë.

https://a2news.com/2022/04/06/putin-enderron-nje-perandori-ruse-nga-vladivostoku-ne-lisbone/

Ndërkohë që analistët e cilësojnë lindjen e kësaj partie si një eksperiment i KGB-së për të parë reagimin e popullsisë ndaj sistemit multipartiak, gjatë epokës putiniane Liberal Demokratët rusë janë parë si një subjekt me të cilin Kremlini ka testuar opinonin e publikut mbi temat më ekstreme, veçanërisht në politikën e jashtme,  që nuk mund të përhapte vetë.

Nuk habit fakti që Zhirinovskij ishte mbështetës i zjarrtë i një operacioni ushtarak në Ukrainë. “ Rusia do të kthehet një vend i madh, serish. Të gjithë do të duhet të heshtnin, dhe të na respektojnë. Përndryshe, do heshtim ne, dhe rusët do të zhduken fillimisht në Donbas, dhe më pas në të gjithë Rusinë perëndimore”, ishte pjesë e fjalimit të tij të fundit, disa kohë më parë. Zhirinovksij ishte politikani që madje mendohet se i ka prishur punë Kremlinit, duke deklaruar se sulmi ndaj Kievit do të fillonte më 22 shkurt, kur të gjithë mendonin se Putin nuk do të guxonte aq. Sulmi ndodhi, siç e dinë tashmë të gjithë, por një ditë më vonë.

https://a2news.com/2022/03/03/brenda-rrethit-te-ngushte-te-vladimir-putin/

Nga ajo deklaratë Zhirinovskij u zhduk nga jeta publike, duke ngritur në media të ndryshme spekulime dhe hipoteza komplotiste, që ndoshta nuk do të shuhen as tani, me lajmin e vdekjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë