Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Biden: Krime brutale lufte në Ukrainë, duhet të ndëshkohen përgjegjësit

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 10:01 | Bota
Biden: Krime brutale lufte në Ukrainë, duhet të ndëshkohen

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se krime të mëdha lufte po zbulohen në Ukrainë, teksa forcat ruse tërhiqen nga Kievi dhe rrethinat e tij. Ai tha se skenat brutale të ekzekutimeve gjakftohta janë arsyeja e shtimit të sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër Moskës.

“Vendet e përgjegjshme duhet të bashkohen dhe të ndëshkojnë përgjegjësit”, tha Biden në një prononcim për mediat nga Uashingtoni. “Do të vazhdojmë të rrisim kostot ekonomike dhe dhimbjen për Putinin, si dhe do të vijojmë ta izolojmë edhe më shumë Rusinë”, shtoi presidenti.

Sanksionet e reja kanë si synim rritjen e barrës mbi ekonominë ruse, e cila është gjunjëzuar nga sanksionet e Perëndimit. Megjithatë, deri tani, kjo nuk ka frenuar Putinin në përpjekjen e tij për të nënshtruar Ukrainën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë