Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bie nga kati i katërt 13-vjeçarja në Lezhë

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 19:20 | Kronikë
Bie nga kati i katërt 13-vjeçarja në Lezhë

Një 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të katërt të pallatit ku jetonte pranë rrugës “Shtraus” në Lezhë.

Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, tek një pallat në Rrugën "Shtraus" në qytet Lezhë, e mitura 13-vjeçare E.Gj., është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e katit të 4-tërt të banesës ku banon, duke rënë në ballkonin e banesës të një kati më poshtë. Aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë