
FBI shmang sulmin e hakerave ushtarakë rusë
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Merrik Garland, njofton se FBI-ja ka arritur të pengojë një sulm të madh kibernetik rus duke marrë nën kontroll mijëra ruterë dhe “firewall” në duart e hakerëve ushtarakë rusë.
Sipas disa burimeve për mediat amerikane, operacioni, i cili u zhvillua javët e fundit, është përkufizuar si parandalues.
Qëllimi i FBI-së ishte të parandalonte përdorimin e pajisjeve të komprometuara për të krijuar një “botnet”, një rrjet kompjuterësh të infektuar me viruse të përdorura për të bllokuar serverë të tjerë.