Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lavrov: Ukraina paraqiti një draftmarrëveshje me elemente të papranueshme. Reagon Kievi

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 15:52 | Bota
Lavrov: Ukraina paraqiti një draftmarrëveshje me elemente të

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Ukraina ka paraqitur një draftmarrëveshje për paqe e cila përmban elemente të papranueshme.

Lavrov tha se propozimi devijonte nga pikat për të cilat të dy palët kishin rënë dakord më parë. “Kjo paaftësi për t’u dakordësuar tregon edhe një herë qëllimet e vërteta të Kievit, pozicionimin e tij për t’u tërhequr nga bisedimet dhe larg arritjes së një marrëveshjeje”, tha Lavrov. “Megjithatë, Rusia do të vijojë të bisedojë dhe do të ushtrojë presion për të siguruar kërkesat e veta. Pavarësisht provokimeve, delegacioni do të vijojë negociatat”.

Kremlini tha se bisedimet mes palëve nuk po ecin aq shpejt sa do të donte pala ruse dhe akuzoi Perëndimin se është përpjekur t’i nxjerrë ato nga shinat.

Por kryenegociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak, njëkohësisht edhe këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky, hodhi poshtë pretendimet e Lavrov. Ai tha për Reuters përmes një deklarate të dërguar me shkrim se ministri i Jashtëm rus nuk ishte i përfshirë në negociata dhe se qëndrimi i tij ishte thjesht propagandistik.

Podolyak tha se Moska kërkon të tërheqë vëmendjen nga ngjarjet e tmerrshme në Bucha, ku Ukraina akuzon trupat ruse për vrasje makabre të civilëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë