Liga Unike, Teuta mund Tiranën dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Përditësuar më: 7/4/2022, ora 17:16

Liga Unike, Teuta mund Tiranën dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Përditësuar më: 7/4/2022, ora 17:16

Teuta mund Tiranën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike. Edhe në ndeshjen tjetër çerekfinale mes Tiranës dhe Teutës, nuk kishte histori.

Bardheblutë u mundën me rezultatin final 73:78 nga Teuta në palestrën sportive “Farie Hoti. Një sfidë e ”vështirë për kryeqytetasit, pasi ndeshjen e parë në Durrës e kishin humbur me rezutatin e thellë 96:81.

Bregdetaret e nisen takimin më mirë, duke kaluar në avantazh me dhjetë pike diferencë ndërsa dy periodat e parë i mbyllën me rezultatin 27:40.

Edhe pas pushimit Teuta menaxhoi epërsinë e krijuar dhe në fund triumfoi 73:78. Të Tirana u dallua Endrit Hysenagolli me 16 pikë, kurse Teuta kishte amerikanin Kor me 19 pikë.

Në gjysmëfinale, Teuta do të takohet me Yllin e Kosovës, që përfundoi garat e rregullta në vendin e parë.