Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rritet siguria rrugore, vendosen rrjetat te "Kthesat e Murrashit"

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 15:20 | Aktualitet
Rritet siguria rrugore, vendosen rrjetat te "Kthesat e Murrashit"

Kalimi i kontrolluar me një kah në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, në aksin nacional Elbasan-Librazhd, kësaj radhe nuk është për shkak të rrëshqitjeve që ndodhin në këtë zonë në situatë me reshje, por për shkak të investimeve për të rritur sigurinë në këtë aks.

Rrjetat do të vendosen në të gjithë gjatësinë që paraqet rrezikshmëri për rënien e inerteve nga shpatet e malit. Ky investim, pritet të rrisë ndjeshëm sigurinë rrugore dhe të shmangë bllokimin e rrugës, që më parë ka ndodhur disa herë.

Gjithashtu, për shkak të rrëshqitjeve të gurëve në këtë aks, nuk kanë munguar aksidentet automobilistike. Ndërkohë, ky aks është pjesë edhe i projektit për zgjerimin e rrugës nga Elbasani në Përrenjas, që synon shtimin e një tjetër korsie, me qëllim lehtësimin e qarkullimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë