“Tragjedi e madhe për vendin”, Rusia pranon humbjet “domethënëse” në trupa

Publikuar më: 7/4/2022, ora 21:01

“Tragjedi e madhe për vendin”, Rusia pranon humbjet “domethënëse” në trupa

Publikuar më: 7/4/2022, ora 21:01

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pranoi se Rusia ka pasur humbje “domethënëse” në trupa, duke i quajtur këto humbje “tragjedi të madhe” për vendin.

Në një intervistë për “Sky News”, Peskov deklaroi: “Kemi humbje domethënëse në trupa dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”.

Më tej, ai shpjegoi se tërheqja e rusëve nga Kievi dhe Chernihivi është një “veprim që tregon vullnetin e mirë përgjatë negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë”.

“Ne u tërhoqëm për të larguar tensionin në ato rajone, në mënyrë që të tregonim se Rusia është gati për të krijuar kushte të favorshme për vijimësinë e negociatave”, theksoi Peskov.