“4000 vetë në stacionin e trenit të bombarduar”. Rusia mohon sulmin, separatistët akuzojnë Ukrainën për provokim

Përditësuar më: 8/4/2022, ora 12:56

“4000 vetë në stacionin e trenit të bombarduar”. Rusia mohon sulmin, separatistët akuzojnë Ukrainën për provokim

Përditësuar më: 8/4/2022, ora 12:56

Kryetari i bashkisë së qytetit Kramatorsk tha se në stacionin e trenit ndodheshin 4000 persona kur u sulmua me bomba, këtë të premte. Deri tani, raportohet për të paktën 30 viktima dhe më shumë se 100 të plagosur, por shifrat mund të rriten edhe më shumë.

Presidenti Volodymyr Zelensky shpërndau në faqen e tij në Facebook pamje vërtet të rënda, ku dukeshin trupat e pajetë të disa prej viktimave të sulmit. Ndërsa në një tjetër foto duket një prej predhave që ka mbetur në një fushë me bar.

Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi se ka autorizuar apo ekzekutuar sulmin, përmes një deklarate në agjencinë e lajmeve RIA. Ndërsa komandanti i separatistëve në Donetsk, Eduard Basurin, citohet nga Reuters ta ketë quajtur sulmin si një provokim ukrainas.