50 viktima nga sulmi në stacionin e trenit Kramatorsk, mes tyre 5 fëmijë. Kryeprokurorja: Krim kundër njerëzimit

Përditësuar më: 8/4/2022, ora 18:19
ukraine 1280x720

50 viktima nga sulmi në stacionin e trenit Kramatorsk, mes tyre 5 fëmijë. Kryeprokurorja: Krim kundër njerëzimit

Përditësuar më: 8/4/2022, ora 18:19

Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga sulmi në stacionin e trenit Kramatorsk. Kjo ëhstë bërë e ditur nga guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko, sipa të cilit mes viktimave janë edhe 5 fëmijë.

Ndërkohë Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, e cilësoi sulmin me raketa vdekjeprurëse në stacionin hekurudhor të mbushur me të evakuuar në Kramatorsk, si krim kundër njerëzimit.

Venediktova tha se ka nisur një hetim paragjyqësor për sulmin në stacionin Kramatorsk.

Më herët presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nuk kishte trupa ukrainase në stacionin e trenit kur u sulmua. Kryebashkiaku i Kramatorsk tha se kishte 4,000 njerëz, shumica prej tyre të moshuar, gra dhe fëmijë, në stacion në momentin e sulmit. Rusia ka mohuar përgjegjësinë e sulmit

Lufta në Ukrainë po merr një dimension të ri me dëshmi në rritje të mizorive të të drejtave të njeriut nga trupat ruse ndërsa ato tërhiqeshin nga rajoni i Kievit dhe pjesë të tjera të veriut.

Pavarësisht mohimeve të përgjithshme të Moskës, zbulimet e tmerrshme të vrasjeve të civilëve dhe akteve të tjera barbare po dalin në dritë.

Ndërsa forcat e Putinit përqendrojnë ofensivën e tyre në Ukrainën lindore, NATO i ka premtuar Kievit më shumë armë dhe vendet perëndimore po forcojnë sanksionet kundër Moskës.