Australia dërgon kamionët e parë të blinduar në Ukrainë

Publikuar më: 8/4/2022, ora 07:55
4ce8d129 8b7a 45e2 946e ce105b3fcc6b

Australia dërgon kamionët e parë të blinduar në Ukrainë

Publikuar më: 8/4/2022, ora 07:55

Australia ka dërguar tre nga 20 kamionët e parë të blinduar dhuratë për Ukrainën, pas një kërkese nga presidenti ukrainas Zelensky.

Automjetet “Bushmaster” do të përdoren për të transportuar ushtarë dhe civilë në zonën e luftës, por jo për luftime.

Zelensky mbajti një fjalim në parlamentin e Australisë, javën e kaluar, duke falënderuar vendin për mbështetjen e tij të palëkundur deri më tani.

Australia ka premtuar mbi 108 milionë dollarë në ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe ka miratuar disa sanksione ndaj individëve rusë dhe importeve të naftës.

Kryeministri australian Morrison, ka deklaruar vazhdimisht se demokracitë liberale duhet të bashkohen për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën për të jetuar pa detyrimin, frikësimin dhe grushtin brutal të forcës.