Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bogdan Kalinicenko, një portier ukrainas për Flamurtarin

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 12:14 | Futboll
Bogdan Kalinicenko, një portier ukrainas për Flamurtarin

Ekipi vlonjat është i pari në futbollin shqiptar që afron një lojtar nga Ukraina. Edhe pse vetëm 16 vjeç, portieri ukrainas ka nisur stërvitjen tashmë me Flamurtarin, ndërsa më parë është aktivizuar me ekipin e Dush 26 në Ukrainë.

Aktualisht, portieri 16-vjeçar do të vijojë vetëm të stërvitet në pritje të përfundimit të luftës në Ukrainë. 

Bogdan ka ardhur në Vlorë me mamanë dhe vëllanë e vogël, ndërsa në Ukrainë ka lënë babanë dhe gjyshërit. Ai tregon se si mbërriti në Shqipëri dhe si e ka lënë gjendjen në Ukrainë. 

Ndërkohë vetë portieri pranon se e ardhmja do të shihet, madje nuk përjashton edhe një kontratë me Flamurtarin, por fillimisht të mbarojë lufta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë