Kërkojnë vëmendje, 80 familje rome në Gjirokastër ndodhen në kushte të vështira

Publikuar më: 8/4/2022, ora 19:32

Kërkojnë vëmendje, 80 familje rome në Gjirokastër ndodhen në kushte të vështira

Publikuar më: 8/4/2022, ora 19:32

Këto janë kushtet ku jetojnë rreth 80 familje të komunitetit rom në periferi të Gjirokastrës. Banesa të improvizuara me dërrasa apo plastmas, ku mungojnë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza.

Linja elektrike mjaft të rrezikshme, ndërsa për rrugë dhe infrastrukturë, në këtë lagje as që bëhet fjalë. Pamjet përreth flasin më shumë se vetë fjalët e këtyre banorëve që janë të detyruar të mbajnë fëmijët e tyre dhe të jetojnë në këto kushte.

“Më keq nga qeni jetojmë, pa ngrënë, as dru nuk ka, nga shteti nuk vijnë fare”, thonë disa prej tyre.

Ata kërkojnë nga bashkia t’i ndihmojë sadopak, si për kushtet ku jetojnë ashtu edhe për përballimin  e jetesës, pasi mënyra e vetme për të siguruar disa të ardhura është mbledhja e kanoçeve dhe plastikës në koshat e mbeturinave.