Rusia bombardon sërish Odesën: Shkatërruam një qendër mercenarësh të huaj

Përditësuar më: 8/4/2022, ora 09:53
lviv bombardohet biden vizita poloni 1 1080x720

Rusia bombardon sërish Odesën: Shkatërruam një qendër mercenarësh të huaj

Përditësuar më: 8/4/2022, ora 09:53

Kanë vijuar dhe mëngjesin e së premtes bombardimet e Rusisë së qytetin e Odesës në Ukrainë.

Dëshmitarët tregojnë se 5 shpërthime të fuqishme janë regjistruar në Odessa, të cilat mendohet se janë shkaktuar nga raketat e lëshuara nga ushtria ruse në Detin e Zi.

Kremlini zyrtar e ka pranuar këtë sulm të fundit, duke thënë se objektiv i bombardimeve në Odesa ishte një qendër për trajnimin e mercenarëve të huaj në Ukrainë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më herët, mediat e huaja raportuan se Rusia tashmë i ka tërhequr trupat nga veriu i Ukrainës, me synimin për t’i riorganizuar dhe dërguar ato në pjesën jugore.