Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Sulmohet me raketa stacioni i trenit në Ukrainë, të paktën 30 viktima

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 11:02 | Bota
Sulmohet me raketa stacioni i trenit në Ukrainë, të paktën

Një stacion treni është bombarduar në orët e para të mëngjesit në Ukrainë, duke shkaktuar të paktën 30 viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në stacionin e trenit në Kramatorsk, i cili ndodhet në lindje të Ukrainës, mbi të cilin kanë rënë disa raketa.

Në momentin që ka ndodhur sulmi, në stacion ndodheshin qindra civilë që prisnin trenat për t’u evakuuar nga luftimet, pasi Kramatorsk është një nga pikat kryesore të korridorëve humanitarë.

Autoritetet ukrainase dënuan menjëherë këtë sulm “të urryer”, duke iu bërë thirrje civilëve në zonë që të gjejnë menjëherë një vendstrehim.

Luftime të ashpra po zhvillohen në rajonin lindor të Donbass, ku Moska ka përqendruar operacionin ushtarak. Teksa i bëri thirrje NATO-s për më shumë armë, ministri i Jashtëm Dimitro Kuleba tha për shtetet anëtare se paralajmëroi se beteja për Donbassin ditët në vazhdim do t’i ngjajë Luftës së Dytë Botërore.

 “Beteja për Donbasin do ju rikujtojë Luftën e Dytë Botërore, me operacione të gjera, manovra, përfshirjen e mijëra tankeve, autoblindave, avionëve dhe artilerisë”, tha Kuleba.

Autoritetet në Ukrainë raportuan sulme edhe në Odesa, me rusët që kanë hedhur raketa nga Ddeti i zi.  Në një fjalim gjatë natës, presidenti Zelensky tha se shkatërrimi i zbuluar në qytezën e çliruar të Borodyankës është më i tmerrshëm nga ai që u pa në Bucha. 

“Puna për pastrimin e rrënojave në Borodianka ka nisur. Situata atje është edhe më e tmerrshme dhe ka më shumë viktima. Dhe çfarë do të ndodhë kur bota të mësojë të vërtetën mbi atë që ushtria ruse ka bërë në Mariupol? Në çdo rrugë atje, ka nga ajo që bota pa në Bucha dhe në qyteza të tjera rreth Kievit”, deklaroi Zelensky. 

Presidenti ukrainas ftoi ambasadat nga e gjithë bota të kthehen në Kiev, duke thënë se kishin nevojë për mbështejen e tyre edhe në nivel simbolik.

Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe tha se trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës. Sipas Pentagonit, Vladimir Putin ka hequr dorë nga ambiciet për të pushtuar Kievin.  Trupat janë tërhequr në Rusi dhe Bjellorusi dhe disa prej njësive pritet të transferohen në lindje të Ukrainës për të luftuar në Donbass. Por siç thuhet, shumë prej forcave do të kenë nevojë për rifurnizime të konsiderueshme përpara se të ripozicionohen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë