Zelensky apel ambasadave: Ju lutem kthehuni në Kiev

Publikuar më: 8/4/2022, ora 07:39
zelensky 12 1280x720 1 1280x720

Zelensky apel ambasadave: Ju lutem kthehuni në Kiev

Publikuar më: 8/4/2022, ora 07:39

Presidenti Zelensky ka bërë një tjetër kërkesë drejtuar Perëndimit. Nisur nga situata e krijuar, pas tërheqjes së trupave ruse nga Kievi, presidenti ukrainas iu kërkon ambasadave të kthehen në selitë e tyre në kryeqytet.

“Kemi nevojë për mbështetjen tuaj, edhe në nivelin e simboleve dhe gjesteve diplomatike. Ju lutem, kthehuni në kryeqytetin tonë dhe vazhdoni misionin tuaj!”, tha presidenti.

Sipas Zelensky, kthimi i misioneve diplomatike në Kiev është një sinjal i qartë për Rusinë që kryeqyteti është yni. Më pas, ai falënderoi Turqinë dhe Lituaninë që tashmë e kanë bërë diçka të tillë.