Manastirliu: Do të zgjerojmë rimbursimin e barnave për pensionistët, do ofrohen fishat e diabetit falas

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 11:04 | Sociale
Manastirliu: Do të zgjerojmë rimbursimin e barnave për

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Paneli i Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, i organizuar para Kongresit të Partisë Socialiste, u shpreh se lista e barnave me rimbursim për pensionistët do të zgjerohet më tej.

"Siguruam për më shumë se 400 mijë qytetarë dhe vijojmë të sigurojmë barna të rimbursueshme, ku alernativa e parë dhe e vetme në listën e rimbursimit të barnave është falas, por a duhet të bëjmë më shumë? Patjetër që po. Në do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionistë që kanë pensione jo të larta, të mundet të aksesojnë edhe një listë të pasisjeve mjekësore, sikurse janë fishat e diabetit", deklaroi Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos