Moska: Me armët që Perëndimi i jep Ukrainës ekziston rreziku i një lufte SHBA-Rusi

Përditësuar më: 9/4/2022, ora 08:47
antolov 1280x720

Moska: Me armët që Perëndimi i jep Ukrainës ekziston rreziku i një lufte SHBA-Rusi

Përditësuar më: 9/4/2022, ora 08:47

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara Anatoli Antonov akuzoi vendet e NATO-s për furnizimin me armë dhe zhvillimin ushtarak të Ukrainës

“Furnizimet e armëve dhe municioneve të Perëndimit për Ukrainën shkaktojnë gjakderdhje të mëtejshme, janë të rrezikshme dhe provokuese dhe mund të çojnë Shtetet e Bashkuara dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak”.

Në një intervistë për Newsweek Antonov deklaroi mosgatishmërinë e Kievit për të ndaluar gjenocidin. Ai vuri në dukje se ishte ky faktor që bëri që Rusia të nisë një operacion special për të mbrojtur Donbass.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin në Kramatorsk si krim lufte, duke krahasuar me maskrën e Bucha-s dhe kërkoi hetim.

“Sulmi në Kramatorsk, si masakra e Bucha-s dhe si shumë krime të tjera të luftës ruse” duhet të përfshihet “ndër akuzat që do të paraqiten në gjykatë. Kush bëri çfarë, kush dha urdhra, nga erdhën raketat, kush i solli, kush dha urdhër dhe si u organizua sulmi”, u shpreh Zelensky.

Ndërkaq sot në Ukrainë është rënë dakord për 10 korridore humanitare. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshcuck e bën të ditur këtë në Telegram. Për qytetin e rrethuar të Mariupolit, lëvizja drejt Zaporizhzhia sigurohet gjithmonë me mjete të veta.