“Putin dërgoi në luftë Kasapin e Sirisë”, SHBA premton më shumë armë për Ukrainën

Përditësuar më: 10/4/2022, ora 22:34
hypatia h 57fc512270b91519aad568b4c22c7f86 h 27301ffd3ffde26f65d6e4fe8b36c33b 1033x720

“Putin dërgoi në luftë Kasapin e Sirisë”, SHBA premton më shumë armë për Ukrainën

Përditësuar më: 10/4/2022, ora 22:34

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar t’i dërgojnë Ukrainës të gjithë armatimet që do t’i duhen për të përballuar një valë të re sulmesh nga ana e Rusisë. Këshilltari i Presidentit Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se gjenerali Alexander Dvornikov, i emëruar nga Vladimir Putin për të drejtuar luftën në Ukrainë, do të shkaktojë “krime dhe makabritete” kundër civilëve. “Ukraina nuk do t’i nënshtrohet kurrë Rusisë, pak rëndësi ka se cilin gjeneral Putin cakton”, tha ai për CNN.

Emërimi i Dvornikov vjen në një moment kur forcat ruse janë tërhequr nga Kievi dhe rrethinat dhe duket se i janë drejtuar krahinës së Donbasit, u shpërtheu fillimisht lëvizja separatiste proruse në vitin 2014.

60-vjeçari u bë i famshëm pasi drejtoi operacionin rus në Siri në vitet 2015-2016, ku ndihmoi Presidentin Assad të ruante pushtetin duke bombarduar brutalisht edhe zonat me civilë ku kontrollin e kishin rebelët, si në Alepo. Nga aty mori edhe nofkën “Kasapi i Sirisë”.

“Do t’i japim Ukrainës të gjitha armët që i duhen për të ndaluar Rusinë që të marrë qytete të tjera në kontroll dhe të mos e lejojë që të kryejë më krime të tmerrshme”, tha Sullivan për televizionin tjetër amerikan, ABC.