Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A prekemi nga varianti BA.2? Nuk infektohen personat që kanë kaluar Omicronin

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 15:10 | Aktualitet
A prekemi nga varianti BA.2? Nuk infektohen personat që kanë kaluar

Personat që kanë kaluar Omicronin, nuk infektohen nga nënvariantet e tij, të paktën 5 muaj pasi kanë kaluar sëmundjen.

Sipas ekspertëve, kjo shpjegon edhe faktin që në vendin tonë infektimet me mutacionin BA.2 janë në nivele të ulëta, pasi piku u shënua muaj më parë nga varianti Omicron i koronavirusit.

Për ekspertin e Komitetit Teknik, Andi Koraqi, pandemia është drejt fundit të saj. Situata në vendin tonë, veçanërisht në verë do të jetë edhe më e qete. Por mikrobiologu thotë se Covid-19 nuk do të zhduket, ndaj vaksinimi pas tij mbetet një proces i rëndësishëm.

https://a2news.com/2022/04/05/simptomat-dhe-transmetueshmeria-cfare-duhet-te-dime-rreth-nenvariantit-ba-2/

Vaksina e covid-19 mendohet të jetë e përvitshme. Këtë dimër mund të jetë në një vaksinë më gripin e stinës ose më te gjitha mutacionet që kanë qarkulluar deri tani. Por se kur do të lirohemi tërësisht nga masat anti-Covid, të heqim maskën dhe në ambiente të mbyllura, Koraqi thotë se ky vendim nuk është vetëm i komitetit teknik. Vetëm një javë më parë u konfirmua zyrtarisht prania e nënvariantit BA.2 të Omicron, ndonëse mostrat e dyshuara i përkisnin periudhës janar-shkurt. Ky mutacion është shumë i transmetueshëm dhe me shenja të ngjashme me variantin Omicron dhe gripin. Aktualisht, shifrat zyrtare të infektimeve dhe testimeve janë shumë të ulëta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë